Kur bileta kushton 4 mijë euro

0

Tifozët e Liverpulit kanë kritikuar ashpër UEFA-n për caktimin e finales së Ligës së Evropës në stadiumin e Bazelit “St Jakob Park”. Takimi final mes Liverpulit dhe Seviljes do të luhet në datën 18 maj, por të dy klubet dhe në veçanti Liverpuli ka pasur mjaft kritika për numrin e biletave në shërbim të tifozëve të vet. Siç dihet të dy klubet do të kenë nga 10 mijë bileta në dispozicion, ndërsa kapaciteti i stadiumit është vetëm 38512 vende. Sakaq, sikurse ndodh rëndom në të tillë raste shumë bileta të finales kanë dalë në shitje me një çmim atë kripur që arrin deri në 3000 paund ose afro 4 mijë euro. Liverpuli ka paralajmëruar se mijëra tifozë nga “Merseyside” do të udhëtojnë pa buileta drejt Bazelit. Ndërkaq një nga legjendat e Liverpulit Xhon Odrixh duke folur për “Liverpool Echo” ka thënë: “Mbërritja e Liverpulit në finalen e Ligës së Evropës është një arritje e madhe, por është vërtet për të ardhur keq që tifozët e këtij ekipi do të kenë vetëm 10 mijë bileta. Nuk arrij ta kuptoj ende për se finalja dukej caktuar në Bazel. UEFA dëshiron t’i japë më shumë seriozitet këtij kompeticioni duke e çuar fituesin në Champions dhe nga ana tjetër vendos që finalja të luhet në një prej stadiumeve më të vegjël. Ky vendim i UEFA-s është qesharak dhe i rrezikshëm”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image