Kur Ançeloti humbet qetësinë, britma që “shkundi” Napolin!

Karlo Ançeloti njihet si një trajner i qetë, i cili i mundëson skuadrave që drejton një atmosferë pozitive. I njohur për batutat e tij, ai arrin të motivojë grupin dhe të bëjë lojtarët të japin akoma më shumë, kur ndeshja nuk po shkon mirë.

Siç citon “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Napolit ka ngritur tonet në një moment gjatë sfidës me Fiorentinën. Gjithmonë në stilin e tij me shaka, por diçka e tillë dha efekt dhe Insinje arriti të shënonte, duke i dhuruar Napolit fitoren.

“A jeni akoma në plazh?”, ka qenë britma e Ançelotit drejtuar lojtarëve të tij në një moment përgjumje gjatë ndeshjes së fundjavës. Diçka e tillë ka sjellë ilaritet, por ka motivuar Hysajn me shokë, të cilët kanë shtuar ritmin, duke shënuar dhe marrë tre pikët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *