Kuqezinjtë e Bogdanit ndalen në finale, Rumania fiton me 11-metërsha

0

Një vit më parë fitonim në këtë radhë e ka pasur radhën Rumania.

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur në finalen e turneut “Roma Caput Mundi 2018”, në ndeshjen e luajtur sot në orën 10:30 në stadiumin Anco Marzio-Ostia (Romë).

Të rinjtë e përfaqësueses kuqezi kanë zhvilluar një ndeshje të mirë përballë moshatarëve të tyre, por pa mundur të gjejnë golin e fitores, raporton FSHF në faqen e vet online.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Sipas rregullores së këtij turneu që zhvillohet ne kryeqytetin e Italisë, pas kohës së rregullt janë ekzekutuar penalltitë dhe jemi mundur me rezultatin 4-3 nga Rumania U-19. Nga pika e bardhë për Shqipërinë U-19, shënuan Pashaj, Blacçori dhe Gkertsos.

Të rinjtë e kombëtares luajtën me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Çelhaka, Tuci, Gkertsos, Blakçori, Lekaj, Marku, Veriu dhe Tafa (c).

Kjo ishte ecuria e Shqipërise në turneun e përvitshëm “Roma Caput Mundi 2018” ku duhet vlerësuar paraqitja e ekipit dhe fryma në grup, ndonëse ishin shumë pranë trofeut dhe nuk mundëm të përsëritnim të njëjtin sukses sikurse vitin e kaluar.

Shqipëri 5-1 Maltë
Shqipëri 2-0 Greqi
C.R Lazio 1-2 Shqipëri

Finalja e Turneut: Shqipëri 0-0 Rumani (3-4 penallti)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here