Kuqezinjtë e Beqirit e nisin me fitore, Bajraktari ndëshkon Bjellorusinë

Shqipëria U16 e ka nisur me sukses rrugëtimin në “International U-16 Tournament” që zhvillohet në Turqi. Djemtë e Elvin Beqirit mposhtën 1-0 bashkëmoshatarët bjellorusë.

Trajneri shkodran e nisi ndeshjen me këtë formacion: Ujkaj; Abazaj; Pano; Kurbasha; Neziri; Kote; Kreka; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni.

Goli u shënua nga Danilo Bajraktari në fundin e pjesës së parë. Mesfushori i Internacionalit konkretizoi me sukses një aksion shumë të bukur të ekipit tonë në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë ishte njësoj e luftuar, por kombëtarja shqiptare arriti të ruante avantazhin dhe të siguronte fitoren. Në këtë turne do të përballemi dhe me Turqinë e Lituaninë. Ndeshja e radhës është kundër ekipi vendas, ndeshje që zhvillohet të mërkurën në orën 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *