“Kupën nuk e fiton një individ”, Gjoka publikon letrën motivuese

0

Kukësi ia doli të ngrejë për të dytën herë Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që trajneri Ernest Gjoka ka zbuluar edhe letrën motivuese për futbollistët e tij. Tekniku i verilindorëve e ka postuar letrën në rrjetet sociale dhe mesazhi është i qartë për futbollistët: “Vetëm të bashkuar shkohet drejt suksesit”. Një mesazh për të gjithë, por edhe për Rexhinaldon e Shkurtajn në veçanti. Sjellje ndryshe në fushë dhe të dy shënuan në finale.

LETRA E POSTUAR NGA GJOKA
Rruga që të çon drejt suksesit: Impenjimi kolektiv
1. Nëse një skuadër dëshiron fitoren, duhet të impenjohet për kauzën ku secili ka primare objektivin për të fituar. Kështu suksesi arrihet më lehtë.
2.Suksesi arrihet më lehtë, por me shumë përkushtim e sakrificë. Më e rëndësishmja është se nuk arrihet nga një ose dy lojtarë, por duhet të mendohet  nga i gjithë grupi njëkohësisht.

3.Kur i gjithë grupi kërkon suksesin, atëherë edhe situatat problematike zgjidhen më lehtësisht.
4.Të gjithë së bashku bëjmë gjëra të mëdha, por nëse tek ne do të ketë hatërmbetje apo lojtarë të cilët mendojnë vetëm për interesin personal e jo për kauzën tonë, atëherë kështjellës që kemi ndërtuar do të fillojnë t’i bien muret e ne rrezikojmë të gjithë sakrificën e deritanishme.

5.Kupa nuk fitohet nga një individ, por fitohet nga dëshira dhe sakrifica e gjithë grupit për të arritur te trofeu. Kjo duhet të jetë filozofia e një skuadre, që do të shkojë drejt suksesit. Unë besoj te kauza jonë e përbashkët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.