Kupë e kampionat për tre ditë, zbardhet plani

0

Superiorja tanimë ka orare të tjera, ndërkohë që në mesjavë janë programuar edhe ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në Laç Tirana kthen vizitën dhe bardheblutë janë favoritë, pasi ndeshja e parë është fituar 3-0 prej tyre. Ky takim luhet prej orës 14:00, ndërkohë që në të njëjtin orar Partizani do mundohet të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë me Luftëtarit.

Faza çerekfinale mbyllet me sfidën Kukësi-Teuta. Në Durrës këto dy skuadra kanë barazuar 2-2 dhe tashmë verilindorët do kërkojnë të kalojnë në gjysmëfinale. Ndryshe nga se ndodhi me Partizanin, kuksianët këtë herë do të luajnë në Elbasan dhe jo në Shkodër. Sa duket dielli i ditëve të fundit ka përmirësuar kushtet e fushës në “Elbasan Arena”.

KUPA E SHQIPËRISË – Faza çerekfinale

E mërkurë, më 3 prill 2019
Ora 14:00 | Laçi-Tirana (0-3)
Ora 14:00 | Luftëtari-Partizani (2-1)
Ora 17:00 | Kukësi-Teuta (2-2)

Pas Kupës është radha e sfidave të kampionatit, që zhvillohen të gjitha të shtunën. Oraret do të jenë ndryshe, tani do të luhet në 16:00 dhe 19:00. Sfidat e para të javës së 27-të janë Lacci-Teuta e Kastrioti-Kukësi. Më pas në program janë Partizani-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana, që “i japin dorën” fazës së tretë të Kategorisë Superiore.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27
E shtunë, më 6 prill 2019

Ora 16:00 | Laçi-Teuta
Ora 16:00 | Kastrioti-Kukësi
Ora 19:00 | Partizani-Luftëtari
Ora 19:00 | Flamurtari-Tirana

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.