Kupa vendoset në “Elbasan Arena”, publikohen çmimet e biletave

0

Të dielën më datë 2 qershor, Kukësi dhe Tirana do të zbresin në tapetin e stadiumit “Elbasan Arena” për të përcaktuar skuadrën fituese të edicionit të 67 të Kupës së Shqipërisë.

Ditën e sotme “FSHF” ka zbuluar çmimet e biletave për këtë takim. Biletat e tribunave C, D, E, F, G  kanë një çmim të arsyeshëm prej 200 lekësh (të reja), ndërsa një vend në tribunat A dhe B do t’u kushtojë 1000 lekë.

Çmimi më i lartë është ai i tribunave “VIP”, bileta e të cilave ka një kosto prej 2000 lekësh. Të gjithë të interesuarit mund të blejnë biletat në: 1.Biletarinë pranë stadiumit Selman Stërmasi 2.Dyqani zyrtar i FSHF-së te rruga e Elbasanin 3.Biletaria  e stadiumit “Elbasan Arena”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.