KUPA LIVE/ Laçi gjysmëfinalisti i parë, ende e hapur në Kukës

0

Kupa e Shqipërisë përcakton sot 4 gjysmëfinalistet, me dy ndeshje që luhen prej orës 14.00 dhe dy ndeshje prej orës 17.00.

Sytë janë fillimisht në Kukës, ku Kukësi pret Tiranën, në një sfidë ende mjaft të hapur, edhe pse barazimi 1-1 në vajtje favorizon dukshëm Kukësin, që edhe me 0-0 kualifikohet. Guri që në minutën e pestë ka shënuar për verilindorët, që kanë dominuar në pjesën e parë dhe mund të shënonin sërish, por Ilion Lika ka qenë në formë të shkëlqyer.

Gjithçka duket e thjeshtë në Gjirokastër, ku Laçi duhet të mbrojë avantazhin 3-0 të vajtjes. Luftëtari po luan me shumë rezerva, sepse janë lënë jashtë emra si Ramadani, Rroca, Bregu e Abazaj, ndër të tjerë. Asnjë gol në pjesën e parë, Laçi superior, Luftëtari është dorëzuar shpejt. Sapo ka nisur pjesa e dytë, Rexhinaldo ka mbyllur gjithçka.

Kupa e Shqipërisë, çerekfinale kthim

KUKËSI – TIRANA              1-0 (1-1)

Shënues: Guri 5′

Kukësi: Frashëri – Zhderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku – Shkodra, Dzaria, Imami, Elton Kale – Bakaj – Guri

Tirana: Lika – Kërçiku, Musa Mohamed, Cake, Hoxhallari – Daja, Karabeci – Greca, Muguna (Çelhaka 46′) – Sentamu – Ngo

Kartonë të verdhë: Zhderiç 39′ / Daja 17′, Hoxhallari 83′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Rejdi Avdo, Blerim Ziri

GOLI

5′ Goditja e parë nga këndi për Kukësin sjell gol. Bakaj kroson bukur në zonë, në qendër të saj Guri krejtësisht i vetëm godet me kokë dhe shënon!

 

LUFTËTARI – LAÇI             0-1 (0-3)

Shënues: Rexhinaldo 49′

Luftëtari: Athanasopulos, Toledo, Janku, Beqiri, Demo, Aleksi, Aurelio, Liçaj, Minga (Rroca 46’), Rapo (Bregu 46’), Lamçja (Abazaj 46’). Trajner: Hasan Lika

Laçi: Selmani, Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi (Lushkja 46’), Kallaku, Uzuni, Shtubina (Zogaj 46’), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Kartonë të verdhë: Liçaj 30′, Toledo 34′, Aurelio 61′

Karton i kuq: Kallaku 60′

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Eraldo Lisaku, Laver Alla

GOLI:

49′ Lushkja jep një kros perfekt nga e djathta për Rexhinaldon, i cili me kokë nuk fal, duke shënuar. Nuk feston afrikani, përballë ish-skuadrës së tij.

EPISODI

60′ Kallaku niset në sulm, Marko Aurelio i pret rrugën me bërrylin e ngritur, faull shumë i rrezikshëm. Mesfushori i Laçit reagon i nervozuar, ndërsa arbitri Shahini i tregon kartonin e kuq. Gafë e arbitrit, faulli më i rëndë ishte i lojtarit të Luftëtarit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here