Kupa/ Emocione në Tiranë, Partizani një gol larg kualifikimit

0

Pas Kukësit e Laçit, që tashmë janë në gjysmëfinale, është koha të mësohen edhe dy gjysmëfinalistet e tjera.

Sytë janë në Tiranë, sepse Partizani e Flamurtari luajnë betejën e tretë në pak javë. Deri tani Flamurtari e ka mundur 3 herë Partizanin mes kampionatit e kupës, gjithnjë 1-0, ndaj Partizani kërkon golin e parë ndaj vlonjatëve, por gjithashtu duhet të mos pësojë. Flamurtari është sot pa trajner, sepse mungon Shpëtim Duro për pezullim, por edhe zëvendësi i tij është i pezulluar, ndërsa te Partizani mungon Starova, por është Dalipi.

Ndërkaq, në Korçë është thuajse stërvitore sfida mes Skënderbeut e Teutës, sepse në vajtje fitoi lehtësisht Skënderbeu 2-0.

Partizani – Flamurtari    2-1

Shënues: Trashi 38′, Asani 80′ / Sidibe 12′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Trashi, Telushi, Batha, Mala, Progni, Asani, Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Zuka,Useini, Sidibe, Alvesh, Nedeljkoviç, Bushiç. Trajner: Petraq Bifsha

Kartonë të verdhë: Trashi 62′ /  Musta 13′, Bicaj 56′, Siljanovski 70′

Gjyqtarë: Emirjon Sino, Ilir Tartari, Enea Pashaj, Kreshnik Cjapi

GOLAT:

12′ Goditje dënimi për Flamurtarin, harkim në zonë, aty ku Progni humbet Sidiben dhe mesfushori afrikan me kokë nuk fal.

38′ Depërtim i shpejtë nga e majta e sulmit, Trashi futet në zonë dhe lëshon një diagonale të fortë, duke barazuar.

Skënderbeu – Teuta      3-0

Shënues: Lilaj 45’+1, Soue 60′, 71′

Skënderbeu: Teqja, Mici, Aliti, Radas, Dita (Jashanica 63′), Lilaj, Muzaka, Vila, Gavazaj (Sahiti 60′), Adeniji (Gripshi 72′), Soue. Trajner: Ilir Daja.

Teuta: Moçka (Kastrati 46′), Amir Bilali (Shkalla 46′), Hërkaç (Beqja 43′), Gjorgievski, Mustafov, Alhasan, Hila, Hakaj, Lajthia, Çyrbja, Latif. Trajner: Gentian Begeja.

Karton i verdhë: Bilali 39′

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Redvan Shaba, Melis Dervishi, Indrit Myrtja

GOLAT:

45’+1 Teuta i shkon shumë pranë golit, Skënderbeu niset në kundërsulm dhe durrsakët janë bosh në prapavijë. Me një predhë nga jashtë zone, Sabien Lilaj i jep avantazhin Skënderbeut.

60′ Sulm i shpejtë i Skënderbeut, me një kombinim perfekt Soue futet në zonë dhe i vetëm me Kastratin nuk fal.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.