Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia-Flamurtari më e forta, njihuni me çiftet e radhës

Kupa e Shqipërisë e ka mbyllur fazën e parë gjatë ditës së sotme dhe nuk ka pasur vend për shumë surpriza. Ekipet më të mëdha dhe pretendente kanë arritur që të kalojnë më tej, pavarësisht dyshimeve që ngriti Flamurtari me mbylljen e pjesës së parë, ku ishte i eliminuar.

Por vlonjatët fituan me rezultatin 5-0 në pjesën e dytë dhe tashmë do të luajnë një ndeshje me kundërshtar të fortë. Në 1/8-at, shorti i rezervon përballë Vllazninë. Ndërsa ekipet e tjera kanë përballje disi më të lehta, ndërsa Kukësi do të ketë Lushnjen e Kategorisë së Parë, që e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë. /Sport Ekspres/

Ndeshjet e 1/8-ave:

Grupi A

Besëlidhja–Partizani

Erzeni-Teuta

Vllaznia-Flamurtari

Kastrioti-Tirana

Grupi B

Lushnja–Kukësi

Apolonia–Luftëtari

Besa-Skënderbeu

Bylis-Laçi