Kupa e Shqipërisë/ Superiorja hap krahun, është momenti i Partizanit dhe vëmendja në Vlorë

0

Kupa e Shqipërisë rikthehet në arenën e protagonizmit, ndërsa kemi lënë pas javën e 21 të Superiores. Ndeshje me shumë interes do të kemi këtë herë, ndërsa vëmendja është e gjitha në grupin A.

Atje shohim një përballje si Partizani-Besëlidhja, me të kuqtë që janë me një këmbë jashtë Kupës. Ndeshja e parë është fituar me rezultatin 3-0 nga ekipi i Kategorisë së Parë, ndërsa trajneri Plori është shprehur i sigurt për të eliminuar të kuqtë. Ndërkohë me shumë vëmendje mbetet të shihet edhe përballja në Vlorë, atje ku Vllaznia kanë barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Flamurtarit. /Sport Ekspres/

Grupi A

13:30 Flamurtari-Vllaznia (2-2)

13:30 Tirana-Kastrioti (3-1)

13:30 Partizani-Besëlidhja (0-3)

13:30 Teuta-Erzeni (3-1)

Grupi B

13:30 Kukësi-Lushnja (1-0)

13:30 Skënderbeu-Besa (2-0)

13:30 Laçi-Bylis (0-2)

13:30 Luftëtari-Apolonia (0-3)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.