Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu në fushë që të mërkurën

0

Sot luhet Partizani-Skënderbeu për kampionat, por që të mërkurën do të zbresdin në fushë shumë skuadra të Superiores, përfshirë Skënderbeun. Skuadra korçare do të vizitojë Besëlidhjen në vajtjen e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

Fillimisht ishte planifikuar që të luhej të enjten, por tashmë mësohet se Skënderbeu do të luajë një ditë më parë, edhe pse do të ketë vetëm 48 orë kohë për të rikuperuar energjitë. Ndoshta stoli cilësor dhe niveli i ulët i kundërshtarit bën që në Korçë të mendojnë të heqin sa më shpejt qafe ndeshjen e kupës, pasi të shtunën kanë sërish ndeshje, kundër Kukësit në Korçë.

Ndërkaq, Partizani do të jetë skuadra e vetme e Superiores që do të zbresë në fushë të enjten, kur të vizitojë Pogradecin. Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 14.00, me përjashtim të Tirana-Vllaznia, supersfida që do të luhet me drita, të mërkurën në 18.00, dhe do të transmetohet në Supersport.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image