Kupa e Shqipërisë shkon në Durrës, vendos një gol i Qehajës

Sot është zhvilluar finalja e Kupës së Shqipërisë për ekipet U17. Flamurtari dhe Teuta luftuan fort në duelin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, por në fund festoi ekipi durrsak.

Një gol i Endri Qehajës në minutën e 14-të i dhuroi trofeun e dytë më të rëndësishme Teutës. Gjipali i Flamurtarit rrezikoi të shkaktonte një autogol në pjesën e parë, me topin që përfundoi në shtyllë.

Minutat e fundit të takimit sollën acarimin e të rinjve vlonjatë, të cilët e mbyllën ndeshjen me dy lojtarë më pak. Gjyqtari Albert Doda i tregoi kartonin e kuq Gjipalit në minutën e 80-të, ndërsa pas tre minutash u ndëshkua dhe Bocaj me të kuqe.

Fundi solli festën e Teutës, që ngritën lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Nesër zhvillohet dhe finalja tjetër. Ekipet U19 të Besës së Kavajës dhe Vllaznisë do të përballen mes tyre me qëllimin e vetëm fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Flamurtari-Teuta 0-1
(Qehaja 14′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *