Kupa e Shqipërisë pa surpriza, Tirana kalon në Shkodër

U luajtën sot ndeshjet e kthimit për turin e dytë në Kupën e Shqipërisë. Nuk u luajt fare në Gjirokastër, pasi Bylisi nuk u paraqit.

Tirana ka eliminuar Vllazninë, në një ndeshje plot tension e më dy kartonë të kuq. Fitoi Vllaznia 1-0 me gol të Kalasë në pjesën e dytë, por Tirana mbrojti mirë suksesin 2-0 të ndeshjes së parë.

Fitore e lehtë 4-0 për Teutën ndaj Kamzës, me miqtë që luajtën me rezerva, duke menduar për kampionatin.

Suksese të lehta edhe për Flamurtarin, Partizanin e Skënderbeun.

Kupa e Shqipërisë – Turi II

Vllaznia-Tirana    1-0 (0-2)

Shënues: Kalaja 60′
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigers Gancci, Astrit Mahmuti, Eldorian Hamiti

Partizani-Pogradeci    3-0  (1-0)

Shënues: Fili 55′,  Progni 71′, Batha 75′
Gjyqtarë: Fation Xhemalaj, Rudin Preça, Paulin Simoni, Remzi Sadiku

Kukësi-Erzeni     5-1 (4-1)

Shënues: Koldashi 12′,25′, Ethemi 38′, Alijev 55′, Shtubina 62′ / Troplini 67′
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Redian Dobruna, Rejdi Zaimi, Roxhers Muska

Skënderbeu- Besëlidhja     3-1  (1-0)

Shenues: Kelmendi 3′, 82′, Demte 74′ / Omar Kamara 27′
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino

Flamurtari-Turbina    5-2 (6-1)

Shënues: Tungara 25′, Liçaj 32′, Diamanti 55′, Tushi 62′, Muçollari 83′ / Sallaku 41′, 90′
Gjyqtarë: Eraldo Demiraj, Gentian Kamolli, Adhurant Mema, Granit Sulko

Laci-Lushnja     0-1  (3-1)

Shënues: Bizhyti 78′
Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Bekris Dragusha

Luftëtari-Bylis    – (1-2)

Ndeshja nuk ka nisur.
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Dojando Myftari, Redvan Shaba, Olsid Ferataj

Teuta-Kamza    4-0 (1-1)

Shenues: Hila 33′ Pen., 70′,Beqja 81′, Ose më e 87′
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Ermal Barushi, Denis Rexha, Klajdi Kola

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *