Kupa e Shqipërisë njeh fituesen e parë, Apolonia i mbyll hesapet që në tavolinë

Ndërkohë që ndeshjet e Kupës së Shqipërisë kanë nisur të luhen, ekipi i Apolonisë e ka e fituar ndeshjen pa qenë nevoja që skuadrat të futen në fushë. Shkak është mosparaqitja e klubit të Kamzës për të zhvilluar ndeshjen, ndërsa ende nuk është zbuluar arsyeja e saktë për të mbërritur në këtë vendim.

Kjo mosprezencë e tyre i ka sjellë fierakëve fitoren 3-0 në tavolinë, ndërsa sipas asaj që raporton faqa zyrtare e klubit, kalohet automatikisht në turin tjetër. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën e 1/16 në Kupën e Shqipërisë, ndërsa ndodheshin në Grupin A. /Sport Ekspres/