Kupa e Shqipërisë në volejboll, triumfon Barleti Volej

0

Është e Barleti Volej Kupa e Shqipërisë në volejbollin e femrave. Universitaret e trajnerit Hasan Gurabardhi pas një 2014 ku fituan plot 4 trofe , ndër ta edhe atë të titullit kampion e nisin edhe 2015 me triumfin në Kupë duke ju dhënë një mesazh të qartë gjithë rivaleve edhe për të ardhmen.

Në finalen e luajtur në Pallatin e Sportit Asllan Rusi të kryeqytetit, Barleti Voley mposhti 3-0 me sete skuadrën e Tiranës me vajzat bardheblu që nuk mundën t’i bënin ballë ekipit të trajnerit Gurabardhi. Edhe pse finalja nisi me rivalitet dhe e ekuilibruar, falë edhe mbështetjes së tifozëve më të shumtë në numër në shkallët e Pallatit të Sportit vajzat e Barleti Volej në gjysmën e dytë i futën një tjetër marsh duke e fituar setin e parë me diferenmcë 25-19.

I dyti ishte dhe seti më i rivalizuar me vajzat e Tiranës që arritën të shënonin 22 pikë por pa mundur të bënin më tepër dhe në avantazhin 2-0 në setin final vajzat e skuadrës universitare ruajtën përqëndrimin e duhur për të mbyllur gjithshka në shifrat 25-21 për ta nisur vitin me një tjetër trofe. Pas volejbollit femror rradhën në Kupën e Shqipërisë e kanë meshkujt, me sfidat gjysmëfinale Studenti – Teuta dhe Tirana – Farka Voley që do të vijnë këtë të premte drejtëpërdrejt në ekranin e Supersport. / Super Sport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image