Kupa e Shqipërisë luan ndeshjet e para, Kukësi dhe Partizani presin rivalët

Kupa e Shqipërisë do të luajë ndeshjet e para gjatë ditës së sotme, ndërsa gjithë struktura sesi do të procedohet u publikua nga FSHF pak ditë më parë.

Gjithçka niset me dy takimet paraeliminatore, ajo ndaj Vorës dhe Luzit, por pa harruar edhe përballjen tjetër në grupin B, atje ku Tomori do të ketë si mysafir Shkumbinin. Ndeshje me interes të lartë janë këto të sipërpërmendurat, që i përkasin fazës paraeliminatore, pasi fituesit e këtyre çifteve do të kenë përballje edhe më të vështira në fazën tjetër.

Fituesja e takimit mes Vorës dhe Luzit do të ketë përballë Kukësin, ndërsa nga krahu tjetër është Partizani që pret fituesin e çiftit Tomori-Shkumbini. /Sport Ekspresi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *