Kupa e Shqiperisë, goleada dhe një surprizë e shmangur nga Alvesh

0

Janë luajtur ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, teksa nuk ka pasur ndonjë surprizë, po të mos kishte qenë për një gol të Danilo Alvesh. Braziliani i dha fitoren Flamurtarit, që në Peqin po barazonte 0-0 me formacionin e plotë në fushë.

Skënderbeu e ka hipotekuar kualifikimin, pasi në Koplik ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3. Me “poker” ka triumfuar Luftëtari kundër Vorës në transfertë, ndërkohë që nga ekipet e grupit A kanë fituar edhe Partizani me Kamzën.

Të kuqtë kanë thyer Tërbunin, kurse ekipi i drejtuar nga Klodian Duron Besën e Kavajës. Besëlidhja në Lezhë ka kaluar me rezultatin e pastër 2-0 Erzenin. Barazim i Kastriotit në Peshkopi me Korabin, ndërkohë që Egnatia kanë fituar në transfertë me Dinamon. Barazim në Burrel mes vendasve dhe Vllaznisë.

KUPA E SHQIPËRISË – RAUNDI I PARË (VAJTJE)

Grupi A
Veleçiku-Skënderbeu 0-3

Shënues: Gripshi 19′, Ajzeraj 67′, Oto Xhon 81′
Vora-Luftëtari 0-4
Shënues: Hyseni 16′, Molla 44′, Cekaj 59′, Oshafi 84′
Tërbuni-Partizani 0-1
Shënues: Çinari 5′
Besa-Kamza  0-1
Shënues: Teqja 22′, Teqja 76′
Burreli-Vllaznia  1-1
Shënues: Xhixhiua 90′ (pen.)/ Zhunior 52′
Korabi-Kastrioti  1-1
Shënues: Lika 13′ / Gallego 10′
Dinamo-Egnatia 0-1
Shënues: Broshka 65′
Besëlidhja-Erzeni  2-0
Shënues: Fetaj 47′, Pasha 85′

Në grupin B, Laçi finalist i Kupës së Shqipërisë vjet, nuk ka falur Naftëtarin, teksa ka shënuar pesë herë në portën e kuçovarëve. Kukësi i është falur Ethemit në transfertën me Orikun. Teuta në Cërrik ka bërë detyrën, duke fituar me tre gola.

Fitore e Flamurtarit në fund, kurse Tirana ka përmbysur Ilirinë, që shënoi e para. Lushnja ka përmbysur Shënkollin, duke fituar 1-2. Tomori ia ka dalë me sukses ndaj Bylisit, sikurse Apolonia me Pogradecin në transfertë.

Grupi B
Oriku – Kukësi 1-2
Shënues: Kongjoni 73′ / Ethemi 7′, 52′
Naftëtari-Laçi 0-5
Shënues: Toro 25′, Mersinaj 31′, 83′, Smaçi 66′, Berisha 89′
Shkumbini-Flamurtari 0-1
Shënues: Alvesh 93′
Turbina-Teuta 0-3
Shënues: Peqini 41′, Kruja 58′, Shkalla 60′
Shënkolli-Lushnja 1-2
Shënues: Përgjini 41′ / Alcani 80′ (aut.), Ademi 86′
Iliria-Tirana 1-4
Shënues: Xhabrahimi 8′ / Kobinah 32′, 48′, Turtulli 45′, Blazhevksi 75′
Tomori-Bylis 2-1
Shënues: Drabo 3′, Shaqe 36′ / Liçkollari 85′
Pogradeci-Apolonia 0-1
Shënues: Mehmeti 66′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.