Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari shpëton në 45 minutat e dyta, Dinamo eliminohet në tur të parë

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në ditën e djeshme, Kupa e Shqipërisë vijoi në ditën e sotme, atje ku u zhvilluan edhe takimet e tjera në Grupin A dhe B. Kështu, Apolonia fitoi në tavolinë me rezultatin 3-0 ndaj Kamzës, ashtu si edhe në ndeshjen e parë, pasi këta të fundit nuk u paraqitën në fushë.

Rezultati surprizues erdhi nga Flamurtari në pjesën e parë, pasi përfundoi me shifrat 0-0 ndaj Veleçikut. Nëse këto shifrat do të ishin të tilla edhe pas 45 minutave të tjera, atëherë miqtë do të kualifikohen më tej, pasi kanë fituar me rezultatin 3-2 në përballjen e parë.

Por vlonjatët arritën të shënon 5 gola në 45 minutat e dyta, pas dopietës së Sukajt, golit të Ribajt, Nebihit, Nikas.Ndërkohë edhe Devolli fitoi me shifrat 0-2 ndaj Skënderbeut në transfertë, por nuk mund të shpresonte për më shumë, pasi e kanë humbur me rezultatin 1-4 takimin e parë me korçarët. Tirana fitoi pastër me rezultatin 4-0 ndaj Shënkollit me golat e Karabeçit, Muçës, Çelhakës dhe Kobina. /Sport Ekspres/

Kupa Grupi B

Skënderbeu-Devolli 0-2

Laçi-Elbasani 4-0

Kamza-Apolonia 0-3 (Në tavolinë)

Bylis-Pogradeci 1-2

Besa-Egnatia 2-0

Oriku-Lushnja 0-2

Kupa Grupi A

Teuta-Tërbuni 6-2

Flamurtari-Veleçiku 5-0

Tirana-Shënkolli 4-0

Kastrioti-Iliria 1-0

Vllaznia-Burreli 2-0

Dinamo-Erzeni 0-1

Besëlidhja-Korabi 1-0