Kupa e Mbretit, gjysmëfinalen e parë e fiton Suarez

0

Barcelona mposht 1-0 Valencian në “Camp Nou” dhe me Kutinjon i cili jep shkëndija për 32 minuta. Kualifikimi mbetet i hapur

Barcelona sivjet mund t’i lejojë vetes disa minuta pa gol, një pjesë loje, edhe vështirësi, por jo humbje. Skuadra katalanase dje mposhti 1-0 Valencian në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në “Camp Nou”. Ky rezultat në fakt lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Mestalla”. Leo Mesi me shokë luajtën shkëlqyeshëm, por miqtë rezistuan shumë me lojën e tyre tipike në krahë dhe kundërsulme. Golin e vetëm të takimit e shënoi Luis Suarez në të 67’. Barcelona do të synojë për herë të katërt radhazi në Kupën e Mbretit, kompeticion që e ka fituar 29 herë, më shumë se Reali i Madridit dhe çdo skuadër tjetër spanjolle.

Ndeshja

Ndryshe nga sa pritej, Valencia pati disa minuta të mira në fillim dhe madje pati një mundësi të mirë për të shtangur katalanasit, por nuk patën fat. Kështu ndodhi edhe në fundin e takimit, por emocionet bënë të vetën. Trajneri Valverde luajti me sistemin 4-4-2 duke iu përshtatur sistemit të kundërshtarëve dhe kjo mënyrë loje deri tani ka pasur sukses në rrugën për fitimin e tripletës. Katalanasit padiskutim që dominuan, me Mesin dhe Suarezin në kulmin e bashkëpunimit të tyre.

Presingu në mesfushë ishte i madh për miqtë, të cilët vuajtën shumë për ta mbajtur portën e paprekur. Iniesta gjithashtu ishte në formë dhe ndihmoi shumë në furnizimin e sulmit me topa. Vieto-Rodrigo rezultoi një dyshe shumë e pakëndshme për mbrojtjen e vendësve, por nuk patën efikasitet para porte. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Kjo bëri që të dyja skuadrat ta nisnin më fuqishëm pjesën e dytë. Ndryshimi i madh erdhi në të 58’, kur Valverde vendosi të hidhte në fushë Kutinjon, i cili “freskoi” gjithë sulmin e Barcelonës. Goli i Suarezit në të 67’ nuk ishte rastësi.

Mesi luajti shumë bukur me topin në të majtë dha e çoi sferën me mendjen e tij prej gjeniu drejt zonës, aty ku Suarez rrallë të fal. Uruguaiani ka shënuar 9 gola në po kaq ndeshje kundër Valencias. Sikur të mos mjaftonte goli i tij, Mesi pak minuta më pas rrezikoi portën e Valencias me një goditje dënimi dhe për pak rezultati shkoi në 2-0. Në të 89’, miqtë patën shansin më të mirë për të barazuar me Minan, i cili ishte krejt i lirë me portierin Cilesen. Loja u bë disi më “e ngjeshur” me kalimin e minutave dhe në

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.