Kupa e Italisë, Ndoj e Basha titullarë

0

Emanuele Ndoj duket se është projektuar nga Breshia si titullar i mesfushës, në rolin e regjisorit, për sezonin e ri. 20-vjeçari shqiptar nis sezonin e dytë te ekipi i Serisë B, ku duket se konsiderohet një lojtar kyç. Sot Breshia u mund në Kupën e Italisë nga Peskara, fituese 3-1 në Lombardi. Nëse Ndoj luajti titullar, Memushaj nuk ishte fare në skuadër, pasi tashmë pret transferimin te Benevento.

Pikërisht Benevento ishte një tjetër skuadër që u eliminua sot nga kupa, sepse u shpartallua 4-0 në fushën e vet nga Perugia. Berat Gjimshiti qëndroi në stol në këtë takim, ashtu si portieri Elezaj te Peruxhia.

Fitoi Bari i Migjen Bashës, 2-1 ndaj Kremonezes. Titullar ishte mesfushori i kombëtares sonë, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë në fillim të pjesës së dytë, para se të zëvendësohej në të 87-tën.

Sot ishte edhe dita e debutimit të Arlind Ajetit me Krotonen, që fitoi 2-1 ndaj Piaçencës. Megjithatë, qendërmbrojtësi shqiptar luajti vetëm minutat e fundit të ndeshjes, sepse u fut në minutën e 89-të.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image