Kupa e Italisë merr formë, “big”-ët njohin kundërshtarët

Këtë mesjavë janë luajtur thuajse të gjitha ndeshjet e vlefshme për turin e 1/16-ave të Kupës së Italisë, ku deri tani nuk ka pasur surpriza. Ditën e sotme gjithashtu do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit, ku Xhenoa do të prese Entelën, ndërsa Torino pret Sudtirolin.

Nga ndeshjet që janë luajtur, ekipet “big”, siç quhen ndryshe ekipet më të forta në Itali, kanë njohur kundërshtarët që do të kenë përballë në turin e rradhës. Milani do të presë Sampdorian, e cila nga ana e saj kaloi Spalin me një fitore në shtëpi 2-1.

Bolonja kaloi pa probleme Krotonen, teksa e shkatërroi me shifrat 3-0 dhe tani do të duhet të përplaset me Juventusin në fushën e bardhezinjve. Sukses dhe për Beneventon, e cila mundi Citadelën 1-0 dhe në fazën e 1/8-ave do t’i duhet të përballet me Interin.

Napoli do të presë Sasuolon, e cila eliminoi Katanian, ndërsa Lacio pret Novarën, që kaloi Pizën, në një ndeshje spektakolare, që përfundoi me shifrat 3-2. Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit do të presë Kaljarin në turin e ardhshëm, ndërsa Roma dhe Fiorentina presin kundërshtarët e tyre nga ndeshjet që do të luhen sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *