Kupa e Gjermanisë, Lajpcigu bën histori

RB Lajpcigu është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë, duke rishkruar historinë, sepse për herë të parë mbërrin në fund të këtij kompeticioni.

Sot RB fitoi 3-1 në Hamburg, në një sfidë të pabarabartë, sepse Hamburgu ka një ekip modest dhe po vuan për të mbrojtur vendin e dytë në Bundesligën 2, që e kthen direkt në Bundesligë, pas një viti në purgator.

Një fitore e thjeshtë për Lajcpigun, që shënoi fillimisht me Poulsen dhe ndonëse pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, në të dytën diferencat mes dy ekipeve dolën edhe më shumë në pah dhe një autogol fundosi Hamburgun.

Tashmë Lajcpigu shkon në finalen e Berlinit, ku do të ndeshet me fituesin e Verder-Bajern.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *