Kupa e Gjermanisë, Bajerni vihet përballë ekipit me stadium 2000 vendësh

Raundi i dytë i Kupës së Gjermanisë ka vënë përballë Bajernit një tjetër ekip amator. SV Rëdinghauzen është një skuadër që militon në divizionin e katërt të futbollit gjerman. Qyteti që mban të njëjtin emër ka një popullsi prej 9000 banorësh (8-fish më pak se kapaciteti i “Allianz  Arena”).

Stadiumi i Rëdinghauzenit ka pak më shumë se 2300 vende që shpërndahen në vetëm 2 tribuna. Federata gjermani i lejon klubet gjermane që të ndërrojnë stadiumin për të rritur kapacitetin në ndeshjet e kupës dhe me siguri ekipi amator do gjejë një stadium fqinj me kapacitet më të lartë.

Në përballjen e parë të Kupës së Gjermanisë ndaj Drohtersenit, ekip amator që militonte në divizionin e pestë, Bajerni vuajti jo pak dhe fitorja u arrit në minutat e fundit të takimit, por vështirë se bavarezët do të përsërisin performancë shokuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *