Kupa e Gjermanisë, Bajerni në Lajpcig

Është hedhur shorti i turit të dytë në Kupën e Gjermanisë dhe ka pasur jo pak surpriza, duke përfshirë 4 përballje mes klubeve nga Bundesliga.

Bajerni i Mynihut ka shortin më interesant të raundit, sepse do të vizitojë RB Lajpcigun, në një përballje mes dy skuadrave më të mira në Bundesligë sezonin e shkuar, që prodhuan një ndeshje të çmendur me 9 gola në javën mbyllëse të sezonit, ndaj edhe këtë radhë pritet spektakël.

Ndërkaq, Herta do të presë Këlnin, Verderi do të ndeshet me Hofenhajmin dhe Volfsburgu do të presë Hanovërin.

Borusia Dortmund e ka më të lehtë, pasi do të udhëtojë në Magdeburg, përballë një rivali të Ligës 3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *