Kupa e Gjermanisë: Bajerni bën detyrën, 11-m “shpëtojnë” Dortmundin

0

 

Të mëdhatë nuk bënë surpriza në rezultate në mbrëmjen e dytë të fazës së 1/16-ave në Kupën e Gjermanisë, me përjashtim të Maincit, i mposhtur nga Grojter Fyrthi. Kështu, dy ekipet elitare gjermane, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit, fituan respektivisht ndaj Augsburgut dhe Union Berlinit, të dyja duke luajtur në shtëpi. Rekordmenët shënuan golin e parë të avantazhit pas vetëm dy minutash lojë me kapitenin Lahm para se Grin, debutuesi i këtij sezoni me kampionët e Gjermanisë, të dyfishonte në të 41’. Ai u bë lojtari i parë amerikan që shënon në një ndeshje zyrtare të Bajernit. Pjesa e dytë solli dy surpriza të pakëndshme për tifozët e djemve të Karlo Ançelotit, pikërisht dy penallti të humbura. Lojtarët e Augsburgut gabuan në të 49’, por Myler nuk e shfrytëzoi 11-m, duke gabuar nga pika e bardhë në minutën e 57-të. Në të 68’, Augsburgu trembi Nojerin me shokë duke ngushtuar disavantazhin në 2-1 me sulmuesin Ji. Në të 93’, gjithsesi, austriaku Alaba zgjidhi ndeshjen duke shënuar golin e tretë dhe të sigurisë.
Dortmundi – Kualifikimi i Dortmundit qe jashtëzakonisht i ndërlikuar, pavarësisht mbështetjes së madhe të tifozerisë në “Signal Iduna Park”. Një autogol i Parensenit në të 44’ i la të përgjumur verdhezinjtë, të cilët e mendonin fitoren të garantuar, deri kur Skrzbivski tregoi të kundërtën në të 81’ me golin e barazimit. Kështu, ndeshja shkoi deri te penalltitë, pas së cilave doli triumfuese Borusia me rezultatin 3-0, me miqtë plotësisht të pasaktë para portierit veteran Vaidenfeler. Në takimet e tjera, Shalke fitoi 3-2 ndaj Nyrnbergut, Këlni i Mërgim Mavrajt mposhti në kohën shtesë 2-1 Hofenhaimin, kurse Hanoveri shkatërroi 6-1 Fortuna Dyseldorfin.

3-1
Bajern – Augsburg
E mërkurë, 26 tetor 2016, ora 20:30, në “Allianz Arena”, Mynih
Shënues: Lahm 2’, Grin 42’, Alaba 90’ / Ji 68’
Bajern (4-3-3): Nojer – Lahm, Boateng, Humels (Badshtuber 81’), Bernat – Sançes (Vidal 84’), Kimish, Tiago – Myler, Grin (Alaba 89’), Koman. Tr.: Ançeloti
Augsburg (4-2-3-1): Hic – Janker, Kaçar, Hintereger, Stafilidis – Kohr (G. Shmid 86’), Bajer – Taigl (Shmid 61’), Ko (Altintop 78’), Maks – Ji. Tr.: Shuster
Gjyqtar: Stegeman
Kartonë të verdhë: Koman / Kohr, Bajer, Taigl

1-1 (3-0 p)
Dortmund – Union B.
E mërkurë, 26 tetor 2016, ora 20:30, në “Signal Iduna Park”, Dortmund
Shënues: Parensen 44’ (a) / Skrzibski 81’
Dortmund (4-1-4-1): Vaidenfeler – Piszçek, Sokratis, Ginter, Paslak (Rode 100’) – Shahin (Vaigl 68’)– B. Larsen (Dembele 67’), Kastro, Gëce, Mor – Ramos. Tr.: Tuhel
Union B. (4-2-3-1): Mezenholer – Trimel, Laistner, Punçek, Perdersen – Kros, Parensen (Fyrstner 65’) – Hedlund (Skrzibski 80’), Zejnuhallu, Redondo – Kuaner (Hoziner 39’). Tr.: Keler
Gjyqtar: Dres
Kartonë të verdhë: / Laistner, Punçek, Parensen



Faza 1/8-at (7, 8 shkurt)

Dortmund-Herta
Hamburg-Këln
Sportf. Lote – Mynih 1860
Sandauzen – Shalke
Hanover – Frankfurt
Bajern – Volfsburg
Grojter F. – ‘Gladbah
A. Valdorf – Bielefeld

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here