Kupa e Afrikës, kampionët largohen turpshëm

0

Bregu i Fildishtë largohet turpshëm nga Kupa e Afrikës, duke u eliminuar që në fazën e grupeve.

Ironia e fatit: sot e mundi Maroku 1-0 dhe në drejtimin e Marokut është Herve Renard, ai që e shpalli më në fund Bregun e Fildishtë kampion para dy vitesh.

Renard, por edhe Didjë Drogba, Jaja Ture e Kolo Ture nuk janë më, ndaj Bregu i Fildishtë është shkërmoqur, ndoshta i tejngopur nga trofeu i vitit 2015, edhe pse në fushë kishte yje si Zaha, Boni, Salomon Kalu, Beili, Kesie, etj.

Fitore mëse e merituar e Marokut, dominues dhe tashmë pretendent serioz për triumfin final, por në grupin C ka shkëlqyer edhe Republika Demokratike e Kongos, që ka fituar sot 3-1 ndaj Togos dhe ka fituar grupin me 7 pikë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image