Kumbulla si De Ligt? Rrahmani i thur elozhe mbrojtësit shqiptar: Është edhe më i mirë

0

Sezoni i parë në Serie A po rezulton fantastik për të dy mbrojtësit shqiptar të Veronës, Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullë. Sa i përket kapitenit të dardanëve, interesi nuk mungoi dhe në fund të sezonit do të vishet me fanellën e Napolit. Ndërsa mbrojtësi kuqezi është ende nën lupën e emrave të njohur të futbollit europian dhe në verë duket se do të hedhë hapin e radhës.

Fjalët e mira për të nuk anë munguar asnjëherë përgjatë këtij sezoni, ndërsa të tilla janë edhe ato që dalin nga goja e Rrahmanit. Në një intervistë për “L’Arena” ky i fundit i thur elozhe Kumbullë, duke thënë madje se është edhe më i fotë se De Ligt, që i kushtoi juventusit shumë në merkaton e verës. Gjithashtu prek edhe ndeshjen me Juventusin, ku shprehet se mund të kishte bërë më mirë në golin e Ronaldos.

“Pas fitores nuk pati ndonjë festë të veçantë, por vetëm një gëzim të madh pas ndeshjes, pasi vendosëm një pjesë tjetër të rëndësishme drejt qëllimit tonë të madh. Megjithëse Ronaldo tregoi se ishte një kampion i shkëlqyeshëm në atë veprim, unë ndoshta mund të kisha mbrojtur më mirë.

Ndihem shumë mirë me të gjithë shokët e skuadrës. Ne jemi një grup i madh, ka ndjenja dhe bashkëpunim mes nesh. Në veçanti, kam një marrëdhënie të bukur me Kumbulla, Radunovic dhe Günter.

Unë mendoj se Veloso është lojtari më i fortë te Verona. Kumbulla i fortë sa De Ligt? Sigurisht, ndoshta edhe më shumë se ai”, ka deklaruar Amir Rrahmani./Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.