Kumbulla nuk pret dot më gjatë, ndaj Romës konfirmohet dyshja shqiptare

Në ndeshjen e 3 nëntorit ndaj Breshias, Marash Kumbulla u detyrua të largohej me lot në sy jashtë fushavës pas vetëm 15 minuta lojë. Mbrojtësi i Kombëtares pati një lëndim që friksojë pamasë skuadrën e Veronës teksa nga Italia theksohej së mungesa e Kumbullës mund të zgjasë deri në 6 javë.

Rikuperimi i mbrojtësit duket se është mbyllur me sukses brenda çdo pritshmërie të mundshme. Për ndeshjen ndaj Romës në fundjave, mediat italiane e kanë përfshirë Kumbullën në formacion së bashku me Rrahmanin. Një lajm mjaft i mirë për mbrojtësin më të lakuar së fundmi në Seria A, i cili i bashkohet ekipit pas 3 javëve dëmtim./Sport Ekspres/