Kumbulla një mur i pakalueshëm, Milani nuk po gjen golin as kundër 10 lojtarëve

Vetëm 19 vjeç, por Marash Kumbulla po tregon se është gati të shkëlqej edhe në ndeshjet e një kalibri të lartë. Milani është duke u ndeshur në transfertë ndaj Veronës, ndërsa pjesa e parë është mbyllur pa gola.

Në minutën e 20 do të vinte edhe ndëshkimi me karton të kuq nga ana e Stepinskit, pasi ngriti takat ndaj kundërshtarit. Por pavarësisht se ka një futbollist më tepër se vendasit, kuqezinjtë nuk po arrijnë të rrezikojnë portën kundërshtare.

Kjo edhe për meritë të mbrojtësit shqiptar, Kumbullës, që në qendrën e prapavijës nuk ka gabuar asgjë deri tani, madje duke u shndërruar në një hall më vete për sulmuesit e Milanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *