“Kumbulla me vlerë goli, Rrahmani bie në të dytën”! Notat e mbrojtsave shqiptarë, i mundi vendi i fundit në Seria A

Një surprizë e vërtetë ishte ajo e Veronës në ditën e djeshme që u mundën me shifrat 2-0 nga Breshia. Vendi i fundit në Serinë A do t’i surprizonte miqtë që kërkonin triumfin për t’u afruar më tepër me Europën.

Por objektivi nuk është arritur, me Breshian që u tregua më e saktë para portës kundërshtare. Trajneri Juric është munduar që t’i mbrojë lojtarët e tij, duke ia lënë faturën lodhjes dhe kalendarit të ngjeshur pas pandemisë. Më poshtë gjenden edhe notat e dhëna nga “Tuttomercatoëeb” për dy mbrojtësit shqiptarë, Rrahmani dhe Kumbulla.

Rrahmani (5.5): “I mirë në pjesën e parë, bie në të dytë. Bën shumë gabime, sidomos në pozicionim”.

Kumbulla (6): “E bën shpëtim në zonë që ka vlerën e një goli. Për pjesën tjetër i limituar, bën vetëm detyrat e shtëpisë. Talenti i Veronës na ka mësuar me ndeshje të shkëlqyera”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *