Kumarxhinjtë e futbollit, ja rastet më ekstreme

0

Kumari është një ves që prek shumë futbollistë në mbarë botën. Disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror kanë vuajtur për vite të tëra nga kjo varësi që prek me miliona njerëz anembanë botës. Më poshtë keni disa nga raste të famshme.

Didi Haman

DIDI HAMAN – “Ish-lojtari i Bajernit të Mynihut dhe kombëtares gjermane, Didi Haman, pranoi se në katër vitet e fundit të karrierës humbi një pjesë të konsiderueshme të ardhurash. Gjatë viteve të fundit 45-vjeçari ka ngritur shpesh zërin për këtë çështje që mbahet në errësirë të plotë nga komuniteti i futbollistëve”.

gazza

 

POL GASKOINJ – “Gaza siç njihet ndryshe është një ndër figurat më interesante të futbollit anglez. Ish-mesfushori i Lacios ka vuajtur shpesh varësinë ndaj kumarit, që fatkeqësisht nuk ishte e vetmja, pasi anglezi ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme me varësinë ndaj alkoolit”.

Barton

XHOI BARTON – “Mbetemi te anglezët. Barton u pezullua për një vit e gjysmë nga futbolli pasi federata angleze zbuloi se mesfushori kishte luajtur 1260 baste në një periudhë 5-vjeçare. Gjithsesi bëhej fjalë për shuma relativisht të vogla që nuk përbënin shqetësim për një futbollist me të ardhura prej milioneri si Barton”.

 

XHANLUIXHI BUFON – “Portieri i njohur italian Xhanluixhi Bufon, ka një reputacion si një kumarxhi i thekur. ‘Xhixhi’ është hetuar dy herë për pjesëmarrje në kumar ilegal, por fatmirësisht për të ia hodhi paq në të dyja rastet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.