Kuman në ambientet e “Camp Nou”, Valverde drejt largimit?”

Ernesto Valverde e ka humbur besimin e tifozëve pas asaj përmbysje të Liverpulit në “Anfield”. Përmbysje që i vrau edhe më shumë zemrat e katalanasve, të pashëruara akoma nga “tragjedia” e Romës një vit më parë. Trajneri Valverde shihet si fajtori kryesor dhe kërkohet me patjetër largimi i tij.

Sot para zyrave të stadiumit “Camp Nou” është fotografuar Ronald Kuman. Trajneri aktual i Holandës ka shpenzuar dhjetë minuta në ambjentet e brendshmë të stadiumit dhe më pas ka shkuar në hotel “Sofia”. Ajo që shton më shumë dyshimet është fakti që hoteli është në pronësi të zëvendës presidentit të Barcelonës, Zhordi Mestre.

“Sport.es” me këtë lajm shton edhe më shumë dyshimet se Kuman do të jetë pasardhësi i Valverde. Ky i fundit mund të shkarkohet në mbyllje të sezonit, pas finales së Kupës së Mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *