Kulibali: Kam vetëm një objektiv në mendjen time!

Kalidu Kulibali është një nga pikat më të forta të Napolit. Senegalezi ka shumë oferta dhe klube “big” janë gati të shpenzojnë miliona për të, por Napoli as që ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Të njëjtën gjë mendon dhe “muri” i mbrojtjes, i cili është i përqendruar te ndeshja me Torinon dhe nuk tundohet nga interesimi i madh. Në një prononcim për “Rai”, 27-vjeçari tregon objektivin e tij kryesor. Ai tregohet modest kur e krahasojnë si një nga tre mbrojtësit më të fortë në botë për momentin dhe zbulon se dëshiron të përmirësohet me… Napolin e tij.

Më vjen mirë që klube të mëdha interesohen për mua. Por, për momentin, jam i përqendruar në fushën e blertë dhe dua të tregoj se jam shumë i fortë. Nuk e di nëse jam ndër mbrojtësit më të fortë në botë, sepse unë po mendoj vetëm të përmirësohem. Që kur jam pjesë e Napolit kam qenë gjithmonë i interesuar për t’u përmirësuar me këtë bluzë mbi supe. Duhet të vazhdoj në këtë mënyrë dhe këtu kam shumë stimuj që më bëjnë të eci përpara“, përfundon lideri i prapavijës së ekipit të Ançelotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *