Kulibali ka një mesazh për racistët në San Siro

0

Pas humbjes së Napolit 1-0 në San Siro ndaj Interit, mbrojtësi Kalidu Kulibali ka postuar një mesazh në Instagram, ku ka folur për ndeshjen e humbur dhe ka pasur një mesazh që i kalon kufijtë e futbollit.

Mbrojtësi i fuqishëm doli me karton të kuq në minutën e 81-të, pasi duartrokiti në mënyrë ironike arbitrin, duke i kujtuar ulërimat raciste të tifozëve.

“Më vjen keq për humbjen dhe mbi të gjitha që i lashë vetëm vëllezërit e mi! Megjithatë, jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime. Jam krenar që jam francez, senegalez, napolitan: burrë!”, shkruan Kulibali.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.