Kulibali humbet finalen: E dhimbshme, vëllezërit shkruajnë historinë

Tifozët e Senegalit dhe Tunizisë përjetuan emocione të forta në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës. Të dy ekipet humbën nga një penallti në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa Senegali avancoi në finalen e madhe falë një autogoli të mbrojtësit Bron në shtesa.

Luanët afrikanë do të ndeshen përballë Algjerisë në finalen e 19 korrikut, ndërsa do të vuajnë mungesën e madhe të Kalidu Kulibali. Kartoni i verdhë që mori në rastin e penalltisë së shkaktuar i kushtoi finalen e madhe mbrojtësit të Napolit.

28-vjeçari ka shprehur në rrjetet sociale kënaqësinë e kualifikimit, por edhe mërzitjen për humbjen e mundësisë për të luajtur në finale.

Një finale që i jep gëzim gjithë popullit dhe ndihemi krenarë për këtë arritje. Do të jetë e dhimbshme të mos luaj, por do të jem përkrah vëllezërve të mi për të shkruar historinë”, shkruan Kulibali në faqen e tij në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *