Kulibali: Higuain gaboi, në Napoli ishte Zot

0

Mbrojtës i Napolit, Kalidu Kulibali, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Corriere dello Sport”, ku ka diskutuar mbi jetën e tij në Napoli.

Mbrojtësi senegalez diskutoi problemet me racizmin, të punuarit me Karlo Ançelotin dhe garën dramatike për titullin e sezonit të kaluar.

DOPIETA NDAJ KIEVOS – “Nuk shënoja prej më shumë se një viti.  Do doja që të thoja se dopieta më e rëndësishme do të jetë kundër Arsenalit, por le t’i lëmë fjalët. Për të kaluar më tutje do të na duhet shumë pëqendrim. Do të kem të gjithë qytetin pas vetes”

ANÇELOTI – “Është një njeri i qetë, që na ka dhënë mentalitetin e duhur. Është një trajneri që i mësuar me këto lloj ndeshjesh, ka fituar jashtëzakonisht shumë, por në fund jemi ne që futemi në fushë dhe për çdo gabim faji bie mbi ne”.

RACIZMI – “Mendoj shpesh për çfarë më ndodhi në Milani (koret raciste në ndeshjen kundër Interit), por ajo ngjarje më ndihmoi të rritem si njeri. Gjithmonë kam forcë brenda vetes për t’i dalë kundër racizmit, por kam mësuar se reagimi në fushë nuk është i duhuri

HIGUAIN – “Ai ishte dhe vazhdon të mbetet një kampion. Ndoshta bëri zgjedhjet e gabuara. Këtu ai ishte një zot”.

TITULLI I VITIT TË KALUAR – “Ishte një javë e vështirë, ku ndodhi gjithçka. Por na duhet të tregohemi të sinqertë, Juventusi ishte skuadra më e fortë dhe titullin e humbëm për shkak të disa ndeshjeve të këqija”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.