Kule zëvendëson Mihon, Apolonia ka edhe një plan B

0

Marjol Miho është larguar nga Apolonia pas humbjes së pësuar me Elbasanin, ndërkohë që të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe stafi i tij. Në Fier është gjetur zgjidhja momentale dhe në krye të ekipit për ndeshjen me Lushnjën do të jetë Mariglen Kule.

Ky i fundit zotëron të gjitha licencat përkatëse, madje ka drejtuar edhe Bylisin në Superiore në momente të caktuara kur ishte pjesë e stafit të ballshiotëve. Kule së fundmi ka qenë në krye të ekipit të femrave të Apolonisë. Veç Kules, pjesë e stafit teknik të bardhejeshilëve do të jenë edhe Orges Cuko  dhe Eduart Miço. Ky i fundit do të jetë trajneri i portierëve, kurse tjetri ndihmëstrajner.

PLANI TJETËR – Momentalisht kjo është zgjidhja, por në klubin fierak po mendohet edhe për një tjetër lëvizje. Në janar mund të marrë drejtimin e ekipit një trajner i huaj. E gjitha është në kuadrin e idesë në klub dhe nuk është se zbulohet diçka më tepër.

Duke qenë se gjysma e parë e kampionatit mbyllet të dielën për Apoloninë, koha është e mjaftueshme për të gjetur trajnerin e ri. Ai do të ketë edhe mundësinë të shohë skuadrën dhe të japë mendimet e tij se ku duhet ndërhyrë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.