Kukësi, zyrtarizohet portieri Koliqi merkato për sulmues

0

Pas fitores në sfidën e parë, kuksianët zgjidhin problemin e portës dhe tashmë synojnë që të blindojnë edhe sulmin për të synuar tri pikët e radhës edhe në transfertën e parë në Korçë

 

Kukësi ka arritur që t’i japë fund problemit të portës edhe pse në sfidën e parë me Bylisin, “gardiani” Ervis Koci ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Enea Koliqi, portieri pogradecar ka gjetur akordin dhe dje ka zyrtarizuar marrëveshjen me kuksianët, duke formuar triadën e katërkëndorit, bashkë me Kocin dhe të riun kuksiane Basha. Në fakt, drejtuesit kuksiane e patën kërkuar një portier dhe vetë trajneri Troisi, pas sfidës me Bylisin është shprehur se skuadra ka nevojë për përforcime, madje dhe në portë duke qenë se lufton për të fituar të dy trofetë. Koliqi, është i njohur në Superligën shqiptare sepse në periudhën 2012-2013. Koliqi, ishte dhe për dhjetë ditë pjesë e skuadrës kuksiane, por duket se marrëveshja në atë periudhë nuk u arrit. Tashmë “gardiani” dhe drejtuesit kuksiane kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke zyrtarizuar bashkëpunimin për sezonin në vijim.

Kujtojmë që sezonin e kaluar, portën e skuadrës së Kukësit, e mbrojtën Argent Halilaj, i cili pas tri sezoneve u largua si dhe moldavi shtatlartë, Dimitri Stazhilla.

TË TJERËT – Kuksianët, do të synojnë edhe të tjerë futbollistë, madje dhe në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Nga sa bëhet e ditur, tek skuadra kuksiane, fillimisht do të vijë një sulmues brazilian, mjaft cilësorë i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Palmeirasit dhe është huazuar në skuadra të tjera braziliane, të cilin trajneri Troisi e njeh mjaft mirë dhe ka cilësi shumë të mira. Pasi mposhtën Bylisin në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kuksianët në fundjavë do të kenë një ndeshje shumë të vështirë, që si për kapriçio të kalendarit do të luhet në javën e dytë. Kuksianët do të jenë mysafirë në Korçë, me kampionët në fuqi dhe rivalët e tyre më të fortë në këto tri vitet e fundit, Skënderbeun. E vështirë por jo e pamundur.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.