Kukësi vijon përforcimet, merr një mbrojtës nga Shkupi

Kukësi prezantoi sot sulmuesin Arlind Kalaja dhe në njoftimin zyrtar paralajmëroi firma të tjera në vazhdim.

Tashmë është çështje kohe dhe Supersport njofton se një tjetër goditje në merkato do të jetë edhe ajo e Edis Maliqit. 23-vjeçari nga Shkupi aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe cilësohet një lojtar i perspektivës. Sipas burimeve pranë klubit të Kukësit, prezantimi i Maliqit pritet të bëhet këtë të enjte.

Maliqi ka shkuar në vitin 2015 te Shkupi dhe në dy sezonet e fundit ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi, duke luajtur 61 ndeshje kampionati nga minuta e parë.

Me afrimin e tij Kukësi shton konkurrencën në mbrojtje, ndërkohë që së shpejti pritet edhe një mbrojtës i majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *