Kukësi vendos, kampionati prioritet

0

Në Shqipëri çudia më e madhe zgjat 3 ditë, ndaj tashmë u harrua ajo që ndodhi të shtunën në Tirana-Kukësi. Sfida e kampionatit, fituar nga Kukësi mes dyshimeve për lëshim nga Tirana, tashmë duhet të riluhet, por këtë radhë për kupë dhe Kukësi në një farë mënyre ka zgjedhur: kampionati është objektivi madhor, kupa është thjesht barrë, aq më shumë që Safet Gjici e fitoi vjet dhe tashmë nuk ngopet me kompeticionin dytësor në Shqipëri. Duke parë kalendarin e ngjeshur të muajit shkurt, trajneri Ernest Gjoka bën llogaritë dhe ato nuk i dalin fort mirë: disa lojtarë janë të mbilodhur dhe disa me dëmtime, ndaj duhet kujdes maksimal para sfidës së fundjavës në Laç.

MUNGESAT – Shumë lojtarë kanë shqetësime të vogla fizike dhe Gjoka po mendohet mirë para se t’i përdorë në kupë. Pejiç ka disa ditë me probleme fizike dhe lënia e tij jashtë është e detyruar, aq më shumë që ka luajtur 20 ndeshje në formacion këtë kampionat dhe nuk është më 23 vjeç. I pari që ka nevojë për pushim është mbrojtësi Hallaçi: ka luajtur 1800 minuta në Superiore këtë sezon, që do të thotë 20 ndeshje të plota, vetëm një më pak se portieri Koliçi, i vetmi që i ka luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit deri tani. Edhe vetë Koliçi do ta nisë nga stoli sot, pasi sipas rregullit të trajnerit, në kupë i takon portierit Ervis Koci të tregojë sa vlen. Edhe lojtari i katërt më i përdorur këtë sezon, mesfushori Besar Musolli, me shumë mundësi do të qëndrojë në stol sot, ndërkohë që në listën e lojtarëve me më shumë minuta në kampionat janë edhe mbrojtësit Alla e Shameti, mesfushori Zhan Karioka dhe sulmuesi Emini: të gjithë këta duhet të mungojnë sot. Mungesa të sigurta janë edhe ato të mbrojtësit Pashaj dhe mesfushorit Greca, të dy të dëmtuar.

FORMACIONI – Porta është raporti ku nuk ka dilema, sepse Koci është titulli i kupës. Në mbrojtje i vetmi nga formacioni i vitit 2017 pritet të jetë mbrojtësi Rrumbullaku, i cili është i freskët dhe ka nevojë të luajë sa më shumë, për t’u kthyer sa më shpejt në “veteran”. Memini në krahun tjetër të mbrojtjes është zgjedhje logjike, ndërsa qendra mbetet në duart e Çemës dhe Imamit, ndaj me siguri pikërisht aty do të tentojë Tirana të çajë. Në mesfushë ka shumë cilësi, përtej mungesave, sepse kthehen Lena e Hasani, të cilët munguan fundjavën e shkuar në kampionat. Gjithashtu, braziliani Elton Kale dhe Kushtrim Lushtaku do të luajnë, pasi kane nevojë për sa më shumë minuta. Ndërkaq, sulmi mbetet në shpatullat e dy sulmuesve që kanë luajtur më pak këtë sezon, shkodrani Guri dhe braziliani Rangel. Me interes pritet edhe nigeriani Kufre Ebong, i cili sot duhet të debutojë.

 Formacioni i mundshëm

Koci

Memini           Çema              Imami             Rrumbullaku

Lushtaku        Lena               Hasani            Elton Kale

Guri                Rangel

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here