Kukësi sfidon Dritën, tenton “yllin” e Llapit

0

Është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe në janar për të pati shumë oferta, por në fund u pa e udhës të vazhdonte të qëndronte te Llapi. Kuptohet që bëhet fjalë për Festim Alidemën, sulmuesin anësor që luan mirë me të dyja këmbët dhe që ka një goditje mjaft të mirë.

Sulmuesi është tentuar nga disa klube të Superiores në janar, por Llapi normalisht që kërkon të përfitojë në aspektin financiar. Edhe pse luan në krah, ai ka arritur të shënojë 12 herë dhe më mirë se ai kanë bërë vetëm Kastriot Rexha dhe Ahmed Januzi, të dy qendërsulmues.

Tashmë emri i tij lakohet sërish në merkato dhe sipas “gazetasheshi” Drita e Gjilanit e dëshiron sulmuesin, por ka konkurrencë edhe nga Kukësi. Verilindorët edhe në janar tentuan, por nuk ia dolën ta transferonin. Thuhet se kontrata i përfundon në fund të qershorit, por mbetet për t’u parë nëse është e vërtetë diçka e tillë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.