Kukësi s’e kapërdin humbjen, publikon videon e “mëkateve” të arbitrit

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës pati shumë raste të pastra për shënim nga ana e të dyja skuadrave, por dhe momente të diskutuara. Të besuarit e Cungut shpërdoruan shumë raste para porte dhe Tirana përfitoi, duke shënuar në minutat e fundit të sfidës me anë të Albi Dokës.

Pikërisht aksioni i golit është dhe një nga rastet e diskutuara, pasi gjuajtja e Karabecit fillimisht është përplasur në trupin e Ngo, i cili ndodhej në një pozicion të dyshimtë. Megjithatë, nuk pati flamur të ngritur lart dhe gol i rregullt për Tiranën.

Doka ishte sërish protagonist, kësaj radhe në minutat e para të sfidës. Një top i prekur nga mbrojtësi shkon rrezikshëm drejt portës së mbrojtur nga Abibi, i cili largon me duar në goditje këndi. Kukësi pretendon për faull, por gjyqtari nuk ndan të njëjtin mendim.

Verilindorët kanë dhe një pretendim për penallti, pas një topi të ndalur nga mbrojtësi i majtë, Erion Hoxhallari. Edhe njëherë tjetër, për gjyqtarin gjithçka është e rregullt. Klubi i Kukësit ka paraqitur këto raste me anë të një videoje, ku tregohen momentet e diskutueshme sipas tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *