Kukësi prezanton edhe pasuesin e Hallaçit

Ishte bërë zyrtare prej ditësh dhe pritej vetëm prezantimi, që ka ardhur sot.

Mbrojtësi kroat Filip Zhderiç kishte gjetur marrëveshjen me Kukësin ditë më parë dhe tashmë është zyrtarisht “kuksian”. Ish-mbrojtësi i djathtë i Gaz Metanit ka lindur në Gjermani, por ka shëtitur Europën dhe e njeh mirë edhe trajneri Pakult, i cili është i bindur për cilësitë e tij.

Zhderiç do të pasojë te Kukësi ish-kapitenin Rraman Hallaçi, i cili e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe tani e tutje do të jetë zëvendëstrajner i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *