Kukësi për të katërtën ndaj Luftëtarit, Kamza do autokritikën

Superiorja vijon garimin dhe sot luhen katër takimet e radhës së javës së gjashtë. Dy të para luhen prej orës 15:45 dhe janë dy sfida mjaft interesante. Kukësi do të kërkojë të ruajë hapin e Partizanit dhe të sulmojë kreun, kurse Luftëtari të dalë nga kriza.

Verilindorët vijnë nga tre fitore radhazi dhe në këtë takim pritet që trajneri Armando Cungu të mos ndryshojë gjë në formacion në krahasim me ndeshjen e kaluar kundër Kamzës. Nga ana tjetër, edhe Mezani pritet të rreshtojë të njëjtin ekip. Mundën Teutën dhe tani kërkojnë pikë edhe ndaj Kukësit.

Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
KUKËSI-LUFTËTARI

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Ethemi, Limaj, Shkodra, Melo, Shafik Tigruxha, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Hoxha, Xhekson, Ramadani, Rapo, Milosavljev, Radoviç, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Hermal Llapra, Emigers Ganxhi, Renato Malaj, Olsid Ferataj
Delegat: Besnik Cela; Vëzhgues: Besnik Kaimi

Kamza u mposht nga Kukësi javën e shkuar dhe kërkon të bëjë autokritikë kundër Laçit. Trajneri Duro në konferencën për shtyp para ndeshjes ishte i bindur se skuadra e tij do të fitojë, ndërkohë që theksoi se nuk do të ndryshojë asgjë nga takimi me kuksianët.

Laçi deri më tani ka treguar se është një ekip i vështirë për t’u mundur, teksa në pesë takime regjistron një fitore e katër barazime.  Edhe ndaj Kamzës do jetë e rëndësishme që të dilet me pikë, edhe pse synimi madhor është fitorja. Ka një ndryshim në formacion dhe është Jonuzi ai që do të zëvendësojë Najdenovin e pezulluar me karton të kuq.

Kategoria Superiore – Java 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Kamza”, Kamzë
KAMZA-LAÇI

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Plaku, Roloviç, Fukui, Martinena. Trajner: Klodian Duro
Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Xhixha, Altparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Nertil Bregasi, Arbër Zalla, Kreshnik Cjapi
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Arjan Mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *