Kukësi pazar në Korçë, synohet një sulmues

0

Kukësi është vënë prej kohësh në ndjekje të një sulmuesi. Vasil Shkurtaj është lojtar që do kënaqte çdo trajner të Superiores, por kampionati është i gjatë dhe te Kukësi kanë pasur gjithmonë “arsenal” të bollshëm në repartin e sulmit.

SPORTEKSPRES.COM mëson se drejtuesit e klubit verilindor janë pranë marrëveshjes me Blerim Krasniqin. Sulmuesi kavajas ka qenë pjesë e Skënderbeut gjatë dy sezoneve të shkuara, ndërsa më parë ka luajtur për Apoloninë dhe Besën e Kavajës.

23-vjeçari mbylli sezonin e kaluar me 6 gola në 23 ndeshje. Kontrata e Krasniqit me Skënderbeut zgjat edhe për dy sezonet e ardhshme, prandaj mbetet për t’u parë se si palët do ta zgjidhin këtë problematikë.

Me ardhjen e Krasniqit te Kukësi, verilindorët do të kenë tre alternativa me kavajasin që i bashkohet në këtë repart Vasil Shkurtajt dhe të riut Markovanbasten Çema.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.