Kukësi-Partizani, ja në cilin stadium do të luhet kryendeshja e javës

Kukësi dhe Partizani do të përplasen për herë të tretë mes tyre këtë sezon, një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kjo ndeshje mund të përcaktojë dhe fatet e titullit kampion, pasi në rast te një fitoreje të “Demave të Kuq”, Kukësi do të kishte thuajse të pamundur të rivalizonte më. Megjithatë, nëse verilindorët triumfojnë, distanca mes skuadrave do të zvogëlohej dhe titulli mund të quhet një çështje e hapur.

Sfida mes dy kryesuesve do të ngre siparin e javës 26-të në Superiore, të premten ora 18:00. Dilema e madhe ishte se në cilin stadium do të luhet kjo sfidë dhe vetëm pak momente më parë, gjithçka është vendosur. Kukësi dhe Partizani do të luajnë në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”. Për këtë ndeshje, nuk do të ketë hyrje falas, por ende nuk dihen çmimet zyrtare të biletave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *