Kukësi nuk zë më besë, vlerësim maksimal Korabit

0

Edhe pse përballë do të jetë Korabi i rënë matematikisht nga kategoria, Kukësi nuk do të ketë shumë ndryshme. Kualitetet nuk i mungojnë Kukësit dhe në fushë trajneri Gjoka ka menduar që të hedhë një skuadër mjaft sulmuese. Mes katërkëndëshit i paprekshëm mbetet Koliçi. Në mbrojtje Shameti do të vendoset përkrah Pashajt, ndërsa Alla do ta nisë nga stoli, kjo për ti dhënë pak pushim 24-vjeçarit, por dhe për të mos rrezikuar sfidën e ardhshme, pasi me një karton të verdhë përballë dibranëve do të humbiste supersfidën me Skënderbeun. Majtas do të rikthehet titullar rrumbullaku, i vili vjen pas një dëmtimi që e mbajti për afro dy muaj larg fushave të blerta. Imami gjithashtu pësoi një dëmtim në kokë ndeshjen e fundit dhe për të nuk do të ishte mirë që të rrezikonte. Krahu i djathtë i prapavijës është e vetmja dilemë e trajnerit Gjoka, me kapitenin Hallaçi ka marrë një goditje në tendinë, i cili është në diskutim, pas një problemi të vogël.  Nëse 33-vjeçari nuk do ia dalë atëherë vendin e tij do ta zërë Memini. Në mesfushë Guri dhe Greca do të pozicionohen nga krahët, ndërsa në qendër Lena dhe Musolli. Sulmoi mbetet i paprekur me dyshen Pejiç-Emini, që ka bërë mjaft mirë këtë sezon.

Korabi, me formacion të improvizuar

Java e 34-t do të rezervojë për Korabin përballjen e pamundur me ekipin kryesues, aq më shumë që edhe mungesat do të jenë të shumta. Diçka e tillë e ka rritur ndjeshëm vështirësinë e trajnerit Ermal Nexhipi, për formacionin që do të hedhë në fushë përballë kuksianëve. Ndeshje pas ndeshjeje, organika e Korabit është gjithnjë e pakësuar dhe si të mos mjaftonte vetëm kaq, mungesat për arsye dëmtimesh dhe kartonësh nuk po i ndahen. Dibranët janë detyruar që të hedhin vështrimin dhe nga grupmoshat, për ndonjë element alternativ në ndeshjet e fundit, pse jo dhe për të përkrahur prodhimin vendas. Me Kukësin gjasat janë që formacioni bazë të jetë i detyruar dhe stoli të jetë me emra të rinj. Futbolli është i bukur pasi ka surpriza, por në rastin konkret duket si një mision i pamundur që Korabi të bëjë rezistencë ndaj një Kukës që është i dënuar për të fituar.

Formacionet e mundshme

Kukësi: Koliçi – Hallaçi, Shameti, Pashaj, Rrumbullaku (Memini) – Guri, Lena, Musolli, Greca – Pejiç, Emini

Formacioni i mundshëm i Korabit (4-5-1)

Prençi – Kaloshi, Shabani, Kaja, Arifaj – Kraja, Gavazaj, Çangu, G. Kaloshi, Marinaj –           Hoxhaj

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image