Kukësi nuk i ndahet Allës, FIFA do ta sqarojë çështjen

Albi Alla është te Larisa prej javësh, është zyrtarizuar aty që prej 1 korrikut, por Kukësi nuk ka ndërmend të heqë dorë prej gjyqit ndaj tij. Supersport raporton se klubi verilindor po e vazhdon betejën ligjore në FSHF, aty ku ka paraqitur kontratën e Allës, ku shkruhej se mbrojtësi duhej të luante me Kukësin në kupat e Europës dhe sipas Kukësit, Larisa ka biseduar dhe firmosur me lojtarin pa i përfunduar kontrata.

Megjithatë, Larisa pretendon se kontrata nis në 1 korrik dhe Albi Alla ka mbyllur gjithçka më 30 qershor. Sipas tyre, nuk është e ligjshme që kontrata e mbyllur më 30 qershor ta mbajë lidhur Allën edhe për kupat e Europës.

Si i bëhet? Nëse Kukësi këmbëngul dhe vërtet kërkon të shkojë në gjyq me Larisën dhe Allën, FSHF është jashtë loje, nuk dënon dot e nuk i jep dot drejtësi askujt, sepse vetë e ka bërë lëmsh. Çështja do të shkojë në FIFA e më pas në KAS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *