Kukësi nuk do gabime, në Shijak fitorja largon frikën

0

Kampionët bëjnë rokadë në formacion, por sërish ka emra me kualitet. Testi i fundit për disa lojtarë para Skënderbeut

Jurgen Zela

Kukësi do të luajë ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, ku në 1/16 do të ketë kundërshtar Erzenin. Siç dihet deri në çerekfinale, skuadrat të ashtquajtura pretendente luajnë takimin e parë në transfertë. Në turin e parë, Kukësi vuajti disi, pasi u mund në ndeshjen e parë, duke u detyruar që të impenjohej maksimalisht në takimin e kthimit. Diçka të tillë kampionët duan ta evitojnë dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit që në përballjen e sotme, në mënyrë që më pas e gjithë vëmendja të jetë në kampionat. Kukësi dhe Erzeni nuk janë përballur asnjëherë në vitet e fundit, teksa përballja e fundit shënohet kur të dyja skuadrat militonin në Kategorinë e dytë. Siç dihet, kampionët e konsiderojnë si objektiv Kupën e Shqipërisë, por në krahun tjetër dhe Erzeni tenton të bëjë surprizën, pasi do të ishte prestigj për ta nëse do të arrinin që të surprizonin përballë një prej skuadrave më të forta të viteve të fundit në vend.
FORMACIONI
Mlladen Milinkoviç kërkon fitoren sot, por vëmendja e tij sigurisht që është te ndeshja me Skënderbeun. Gjithsesi, Kukësi ka një organikë me lojtarë me mjaft potencial që nuk po gjejnë minuta në kampionat. Një rokadë e vërtetë mund të konsiderohet formacioni që do të zbresë sot në fushë, sepse në fushë do të jenë vetëm tre titullarë që ishin në fushë të shtunën ndaj Laçit. Në portë do të jetë Frashëri, i cili tashmë është portieri i dytë zyrtar i Kukësit, në mbrojtje rikthehet në fushë kapiteni Hallaçi, ashtu si dhe Albi Alla që nuk ishte preferuar në ndeshjen e fundit, por dhe do të mungojë edhe në ndeshjen me Skënderbeun për shkak pezullimi. Përkrah tij do të jetë Rexhep Memini, ndërsa në krahun e majtë do të pozicionohet Eni Imami. Në mesfushë Ethemi do të jetë nga e djathta, ndërsa në krahun tjetër do të vendoset Peposhi. Në mesfushë Koldashi do të shoqërohet nga Musolli. Para tyre do të jetë Ndriçim Shtubina, i cili do të përkrahë Sindrit Gurin. Në mungesë të Alijevit të dëmtuar, në majën e sulmit do të jetë lojtari që ka më shumë minuta në këmbë dhe deri diku duket një zgjedhje e detyruar për stafi teknik.

Formacioni i mundshëm i Kukësit 4-4-1-1
Frashëri
Hallaçi, Mesina, Alla, Imami
Ethemi, Kola shi, Muskuli, Peposhi
Shtubina
Guri

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image